UÇK-FARK, këta ishin përfaqësuesit dhe marrëveshja (VIDEO)

Ekskluzive: Marrëveshja UÇK-FARK 2014

Ministri I Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj e ka prezantuar për herë të parë marrëveshjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut.

Marrëveshje e ka prezantuar në emisionin Rubikon të KTV-së, Halil Bicaj, si ministër i Ministrisë së atëhershme të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, që është njëri nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje.

Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UÇK-së.

Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes, citon indeksonline.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me komandantin Agim Çekun dhe kuadro nga të dyja palët nënshkruese.

Për marrëveshjen që nuk u jetësua asnjëherë Bicaj flet sonte në emisionin “Rubikon”. /Telegrafi/

Xhabir Zharku, i dyshuar për një mori k rimesh, pritet që nesër të dalë para drejtësisë për një rast korruptiv, të shkeljes së detyrave zyrtare si ish kryetar i komunës së Kaçanikut.

Një dekadë më parë, ai u dënuam me tre vjet burg, por arriti t’i shpëtonte, me përkrahje ‘miqsh’ dhe nëpërmjet arratisjes nga atdheu.

Por, një tjetër dosje mund ta presë atë, ende pa përfunduar kjo procedurë, për të cilën ai është arrestuar.

Një dosje për veprimet e Xhabir Zharkut, kryetar i komunës së Kaçanikut, është dërguar në Prokurorinë Speciale të EULEX-it, qysh në vitin 2011.

Kjo dosje është dërguar nga Besnik Lajçi, një ish mik shtëpie i Xhabir Zharkut.

Po atë vit kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku qe shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje, por që në saje të lidhjeve me pushtetin dhe organet e ndjekjes e shmangi mbajtjen e dënimit, duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës në Suedi, shtetas i së cilës është.

Akuzat

Por, akuzat, përkatësisht dëshmitë e Besnik Lajçit, nuk kanë të bëjnë me menaxhimin apo keqmenaxhimin e Zharkut në komunë. Sipas Lajçit me veprimet e tij Zharku ka kryer “Vepra penale kundër të drejtës ndërkombëtare”, “K rime kundër njerëzimit”, sipas nenit (117) dhe (128) të KPK, “Përgjegjësia e komandës”, neni (129) KPK, “Terrorizëm”, neni (129), vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe të pasurisë; përfshirë edhe vepra penale kundër martesës dhe familjes.

“Duke u bazuar në veprat penale të lartcekura e të kryera nga ana e ish komandantit të brigadës (162) “Agim Bajrami”, zona e Nerodimes, Xhabir Zharkut, unë Besnik Lajqi në cilësinë e dëshmitarit okular ju ofroj informata të më poshtme dhe po ashtu jam në gjendje të informoj, t’ju ndihmoj, t’ju ofroj edhe prova materiale që dëshmojnë mbi përgjegjësinë penale të tij, në çdo kohë dhe në çdo moment kur ju e kërkoni nga unë, vetëm e vetëm që personat e tillë të dalë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, shkruan në tekstin e padisë së Zharkut, por ende nuk është bërë asgjë.

Besnik Lajçi (1965), i lindur në Pejë, me prejardhje nga Rugova e Pejës, fshatit Malaj, për Xhabir Zharkun e lindur dhe rritur në Shkup, dëshmon se si në një rast me telefon nga Tirana kishte urdhëruar v rasjen e disave nga 10 të arrestuarit, të cilët po iknin në drejtim të Maqedonisë, dhe se sipas urdhrit paraprak, vendi nuk duhej të braktisej.

Takimi në Tiranë

“Gjatë luftës në muajin shkurt vitin 1999, më ra rasti ta takoj tek miku im R.Sh. në Tiranë. Xhabiri kishte marrë titullin komandat “Qorri” për zonën e Kaçanikut. Tek R. Sh. kam banuar disa herë nga viti 1989. Ramadani kishte telefon në shtëpi dhe nga telefoni i tij folshim me familje. Në shkurt të vitit 1999 isha duke ndejtur te Ramadani kur thërret dikush në telefon dhe lypë të bisedojë me komandant “Qorrin”- Xhabir Zharkun, thoshte: “jemi nga shtabi i UÇK-ës nga Kaçaniku”. Pas disa minutave erdh Xhabiri me kushëririn e tij, Xhafer Zharkun”, rrëfen Besniku.

Nga ajo që dëgjon Besniku merakoset për mbiemrin e një mikut të tij, dhe kjo e shtyn, që të mundohet të ndikojë, që ai dhe të dyshuarit e tjerë të lirohen.

“Pas disa minutave ata thirrën prapë dhe nisi biseda: Ata që thirrën thanë se popullata ka nis me ikë dhe si të veprojmë. Ky ju thotë se duhet me e ndalue ikjen e tyre për në Maqedoni. Xhabiri ju thotë se ata që nuk ju binden urdhrave duhet me i arrestu. Të nesërmen ata thirrën prapë kur thanë se kemi arrestua 10 veta, të cilët janë njerëz që nuk ju binden urdhrave e janë njerëz të dyshuar që kanë bërë biznese të ndryshme para lufte. Ky i lypi emrat e tyre dhe i shkroi në një letër dhe ju tha të thirrnin pas një ore sepse tha se ‘më duhet të bisedoj me shefin tim’. Në atë bisedë ishte edhe kushërini i tij Xhafer Zharku ku ky i shikoi këta emra. Xhaferi i njihte këta njerëz, sepse ishte nga ajo pjesë. Xhabiri nuk i njihte sepse ky ishte lindur e rritur në Shkup dhe nuk i njihte njerëzit nga ajo anë. Duke i shkruar emrat e tyre, mua më ra në vesh një mbiemër Kiki. Unë kisha një shok timin të mirë në Danimarkë me këtë mbiemër”, thotë në dëshminë e tij Besniku.

Urdhri, që nuk dihet se ku e mori Xhabiri, ishte, që disa nga 10 të arrestuarit të ekzekutoheshin, dhe trupat e tyre të vendoseshin afër pozicioneve serbe, në mnëyrë që të dukeshin si v rasje nga serbët.

“Xhabiri dhe Xhaferi dolën në qytet dhe pas disa orëve u kthyen. Ata nga shtabi i Kaçanikut kishin thirrur prapë, sipas orarit që ai ua kishte dhënë. Xhabiri ju tha “filanin e fistekun” t’i lëshoni. Kurse “filanin e filanin” ku në atë bisedë u përmend edhe ai personi me mbiemër “Kiki”, t’i afroni afër pozicioneve serbe dhe t’i v rani. Kur tha kështu, unë u habita dhe i them Xhaferit të keni kujdes se çka bëni!?!”, dëshmon ai.

Besniku ia kishte tërhequr vërejtjen duke e lutur që të mos jepte urdhra për ekzekutim, sepse nuk i njihte njerëzit në fjalë. Por, Xhabiri, në cilësinë e “komandantit”, nuk lëshonte pe.

“Xhaferi tha unë nuk di se çka bën ky, është puna e tij se ky është komandant. Pas bisedës që bëri Xhabiri, unë e kundërshtova rreptësishtë, duke thëne se po e bëni një gabim shumë të madh. I thashë se ti nuk i njeh njerëzit dhe mos bën aso gabime me fatet e njerëzve. Ky mu përgjigj: “Ky është problemi im, ti je dhëndër dhe mos u përziej në punët e mia”. Në ato momente shkova deri poshtë te një kafe dhe i tregova R.Sh-së për këtë bisedë që e dëgjova nga Xhabiri në telefon. R.Sh. i erdh keq shumë dhe e takoi Xhabirin dhe ia tërhoqi vërejtjen se po bën gjëra se nuk janë të mira për situatën në të cilën është popullata në Kosovë. R. i tha se nuk kam dëshirë që të përdoret telefoni im për këso gjëra. Pas dy ditëve dikush tregoi se babën e Xhaferit dhe vëllanë ia kishin v rarë serbët. Pas disa ditëve dëgjova se janë v rarë edhe disa persona nga ata që ky u kishte dhënë urdhër dhe një kishte shpëtua nga ata. E pashë se e kishte kapë një shqetësim Xhabirin”, dëshmon Besniku.

Eksploziv në Malmo

Dosja për Zharkun, flet edhe për një tentim atentati në Suedi. Xhabiri ishte udhëheqës i sulmit, në të cilin kishin provuar ta v risnin personin me inicialet e vendosura nga Lajçi, R. N. Sipas tij, eksplozivi në Malmo të Suedisë i vendosur kundër R.N.-së, ishte bërë me motivin se ai ishte kundër fondit “Vendlindja thërret!”

“Gjatë dimrit të vitit 1999, Xhabiri erdhi këtu në Danimarkë me 2 persona të tjerë. Njëri nga ata ishte nga Suedia me prejardhje nga Kaçaniku, kurse tjetri nga Maqedonia. Ky i fundit banonte në Danimarkë. Këtë nuk e kam pa asnjëherë nga ajo kohë. Xhabiri kishte qenë në Suedi dhe aty kishte bërë një provë me eksploziv me telekomandë në një park në Malmo. Këtë bisedë ma tregoi ish gruaja dhe motra e tij që banonte në Kanada. Vëllai i tij, Zylfiu e kishte kundërshtua atë vepër që e kishte bërë Xhabiri në atë park”, thuhet në dëshmi.

Sipas kësaj dëshmie, duket se Xhabiri për herë të dytë po e provonte të bënte atentat ndaj R.N.-së.

“Pas një presioni tim e detyroj të më tregojë: “Thotë jemi ardhur me e v ra “R.N.”” Unë ju thashë se po gaboni shumë, sepse nuk v ritet njeriu që vetëm ju kundërshton, sepse është bindja e tij politike. Ju thashë se ju nuk guxoni ta bëni një vepër të tillë, sepse unë hy e dal familjarisht me personin R.N. Nëse ju e bëni këtë vepër, unë do t’ju lajmëroj në polici. Pas kësaj Xhabiri u kthye në Shqipëri pa u përshëndetur fare me mua”.

Po ashtu sipas dëshmisë së Bensikut, Zharku kishte vendosur eksploziv në shtëpinë e kushëririt të tij, Lutfi Zharkut, anëtar i kryesisë së LDK-së, në mënyrë që të pengohej fushata e LDK-së, dhe të mbillej panik, dhe të dështonte fushata zgjedhore e Rugovës në Kaçanik. “Si ia vuri eksplozivin kushëririt të tij, Lutfi Zharkut, në shtëpinë e tij një ditë para se ta vizitonte Kaçanikun presidenti Ibrahim Rugova?”, thotë ai.

V rasja e dy të rinjve

Një nga k rimet e dyshimta, sipas Besnikut është v rasja e dy të rinjve në rreth e Kaçanikut, tek ura. Sipas tij, motivi i v rasjes duhet të jetë një konflikt që ata e kanë pasur me Zharkun.

“Duhet të hetohet v rasja para 3 viteve në rrethin e Kaçanikut tek ura e 2 të rinjve. Këta kanë pas konflikt me Zharkun para v rasjes së tyre… Duhet të hetohet rasti në Danimarkë që mi ka montuar kabllot nga bateria në rezervar të benzinës në natën e Vitit të Ri…. Pastaj humbja e një kompjuterit dhe shkatërrimin e një BOKS-it ku ishin të gjitha argumentet e mia për vëllain e gruas, Xhabir Zharkun”, thuhet në dëshmi.

Këto janë vetëm një pjesë e dëshmive të deponuara në EULEX nga Besnik Lajqi.

Por, për asnjë prej këtyre akuzave të dërguara në EULEX, Xhabir Zharku nuk është akuzuar nga prokuroria e shtetit.

Zharku, sipas Besnikut pas luftës kishte uzurpuar prona të ndryshme në Komunën e Kaçanikut dhe të Ferizajt. “Ka uzurpuar të vetmen pompë karburanti që ishte në Kaçanik, duke vjelë prej saj shuma të majme parash. Uzurpoi një ndërtesë në qendër të Kaçanikut, duke e dhënë me qira, sipas dëshirës shumë qytetarëve. Aty një kohë ka banuar edhe vetë”.

Si duket kjo mënyrë e sjelljes, çoroditëse, e ka shtyrë të vazhdojë me të njëjtën mendësi edhe kur vjen në pushtet, si kandidat i PDK-së për kryetar të Kaçanikut.

Gjykimi me 28 dhjetor

Procesi i gjykimit ndaj Zharkut për korrupsion sa ishte kryetari i Komunës së Kaçanikut, pritet të vazhdojë me 28 dhjetor.

Zharku është arrestuar në dhjetor të vitit 2019, i akuzuar se gjatë qeverisjes së Kaçanikut në vitet 2008-2010, e ka kryer veprën penale, ‘shpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit’.

“I pandehuri Xh. Zh. dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe në shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare”, thuhej në njoftim e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Sipas aktakuzës së 7 tetorit 2020, përcjellë “Betimi për drejtësi”, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Xhabir Zharku akuzohet se më 23 tetor 2008, në Kaçanik, si person zyrtar–Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Dhënies Koncesioneve 02/1,-44,

ka marrë vendim me të cilin ka lejuar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në ngastrën kadastrale numër 650, zona kadastrale Kaçanik, pronë e Komunës, e cila iu ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm NN “Çlirimtarët”, kurse me 25 mars 2009 ka lidhur kontratë mbi ndërtimin me NN “Çlirimtarët” me seli në Kaçanik, sipas të cilës kontratë komuna do të fitonte 20% të saj në vij vertikale të objekteve banesore, kurse pjesa tjetër e objektit do të ishte pronë në shfrytëzim të përhershëm të NN “Çlirimtarët”, pa i zbatuar procedurat që parashihen sipas Ligjit për Procedurën e Dhënies së Koncesioneve numër 02/1,-44 i cili ka qenë në fuqi.

Me këtë, Zharku akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dokumentarin “Dosje të hapura” dedikuar heroit Ilir Konushevci, janë dhënë detaje interesante për v rasjen dhe ngjarjen ku mbeti i v rarë Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Mala.

DETAJE NGA V RASJA:

Kur k riminelët ndaluan makinën, kanë pa që në të është Hazir Mala, i kanë thënë të largohet sepse kanë qenë shokë të Arianit djalit të Hazirit i cili është v ra pak kohë më parë.

Por ata kishin urdhër të v risnin vetëm njërin, por Hazir Mala jo vetëm që nuk është largu, por ka qëllu duke v ra pikërisht emigrantin nga vëllezërit Demiri, dhe kur është v ra vëllau ata e kanë humbur toruan dhe nuk kanë ditur çfarë të bëjnë, i kanë marrë me veti në makinat e tyre Ilirin dhe Hazirin, dhe në udhëtim e sipër kanë vendosur ta v rasin edhe Hazirin sepse ishte dëshmitar.

Por duke iu afruar fshatit Fierzë kanë para se nuk kishin rast tjetër, dhe i kanë zbritë nga makina dh i kanë shty drejt Moravës dhe aty kanë qëlluar barbarisht në ta, mbaj mend kur kam shkuar në m orgin e Spitalit Iliri i ka pasur 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë.

Nga v rimat në bark i dilnin zorrët jashtë, dhe Hazir Mala i ka dalur përpara për ta mbrojtur dhe i ka pasur vrimat në të gjithë trupin, kurse Iliri i kishte vrimat në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit“.

Në prill të viti 1999 avionët e NATO-s kishin b ombarduar bazën famëkeqe të ushtrisë serbe në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Korpusi i Prishtinës”.

Në prill të viti 1999 avionët e NATO-s kishin b ombarduar bazën famëkeqe të ushtrisë serbe në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Korpusi i Prishtinës”.

Në video shihen ushtarët serbë të cilët i kishte kapur paniku pas b ombardimit të bazës nga NATO.

E gjithë rruga ishte mbushur me tym dhe nga baza dilnin shtëllunga tymi.

Për më shumë shikojeni videon:

Policia serbe në Suboticë sot ka arrestuar një person me inicialet E.L i lindur më 1979, nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së.

E tani është publikuar edhe video nga arrestimi i tij, derisa tregon angazhimin e xhandërmërisë.

Ai akuzohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë ma rhuanë.

Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë./gazetametro.net

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit por edhe nga qytetarët për kryerje të grabitjeve të a rmatosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të Policisë së Kosovës.

Ai tani u kap nën dyshimin se të hënën mbrëma, në Prizren, bashkë me dy të tjetë tentuan të kryejnë grabitje në një argjendari, duke lënë të pIagosur babë e birë që punonin në lokal.

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

29-vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili ndonëse kryes i grabitjeve të ndryshme të a rmatosura, ishte në liri.

Rikujtojmë se Leutrim Latifi pasi ishte arratisur nga Kosova, në shkurt të vitit 2019 ishte arrestuar nga autoritetet malazeze ndërsa vetëm pas tre muajve ishte ekstraduar në Kosovë.

IndeksOnline kishte raportuar me 3 janar të vitit 2019 si Leotrim Latifi e Kastriot Shala talleshin në Facebook live nga një shtet i Evropës me Policinë e Kosovës, e cila ishte në kërkim të tyre.

Ja video e tyre e publikuar me 3 janar 2019:


Djali i dytë i familjes, Halili ka qenë anëtar i Partisë së Punës dhe ishte infiltruar para vitit 1990 nga Sigurimi i Shtetit për krijimin e një Fronti Rezistence në Kosovë.

Sipas informacioneve, Halili ka qenë personi që ka siguruar një takim mes kreut të organizatës së rezistencës Mentor Kaçi dhe Ramiz Alisë.

Halil Haklaj ndiqej nga UDB-ja jugosllave dhe në vitin 1988, një gjykatë e dënon për akuzat e furnizimit të guerrilasve me a rmë dhe kalim të paligjshëm kufiri. Lidhja kryesore e vëllezërve Haklaj me UÇK-në ishte major Ilir Konushevci, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ramush Haradinajt.

“Fatmiri kishte shumë shoqëri me Ilir Konushevcin, i cili ka qenë një nga kryesorët e UÇK-së, ka qenë furnitori”, – tregon Zylfije Haklaj, e motra e Haklajve.

“Po kam pirë kafe më herët me Ilirin dhe Fatmir Haklaj 4-5 herë dhe aty ka qenë gjithmonë grumbullimi se sa ka mujt me siguru a rmatim për UÇK-në ”, tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

Ishte data 9 Maj e vitit 1998. Ilir Konushevci kishte marrë ngarkesën e radhës me a rmë në Shqipëri dhe ishte nisur drejt Kosovës.

Drejtues i kamionit ishte një ushtar i UÇK-së ndërsa në mjet me ta ishte edhe mjeku Hazir Malaj, i njohur si lidhje e afërt me vëllezërit Haklaj.

Ai ishte babai i Arjan Malajt, i e kzekutuar nga fisi rival i Haklajve në muajin Shkurt të atij viti.

“Hazir Mala ka ndihmuar, UÇK-në, ka ndihmuar furnitorët e UÇK-së”, – tregon Zylfije Haklaj, e motra e Haklajve.

Kamioni u nis përmes aksit të vështirë Qafë Mali-Fierzë-Bajram Curri. Sapo kalon fshatin Miliska, në vendin e quajtur Poravë, kamioni has në një pritë.

Disa persona të a rmatosur rëndë hapin z jarr me breshëri. Konushevci p lagoset rëndë ndërsa mjeku Malaj shpëton pa lëndime.

Shoferi merr lëndime të lehta dhe sigurohet në një pozicion nga ku kundërpërgjigjet me z jarr. Një prej autorëve të pritës mbetet i p lagosur rëndë.

Në këtë moment, grupi i tyre tërhiqet me shpejtësi. Ata i drejtohen spitalit të Bajram Currit ku mbërrin i v dekur Agim Demiri.

Mjeku Hazir Malaj merr në krahë Konushevcin e p lagosur rëndë dhe niset në këmbë për të kërkuar ndihmë në drejtim të Fierzës.

Pasi kishte ecur pak kilometra, autorët e s ulmit të parë kishin bërë një pritë të dytë pikërisht në këtë vend që shihni rreth 3 kilometër larg hidrocentralit të Fierzës.

“Dhe në këtë kohë Konushevci ka qenë i p lagosur dhe Bislim Dmeiri me disa të tjerë udhëtuan sërish drejt MIliskajës i kanë vr arë, i kanë tërhequr zvarrë k ufomat”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

“Sipas disa informatave që kemi, Ilir Konushevcit i ka ndryshuar axhenda 2-3 herë. Sië i ka ardhur urdhri Ilirti nga lart, ka vepruar.

Mbasdite definitivisht Ilirit i është thënë se duhet” tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

Ndaj mjekut Malaj dhe Konushevcit derdhen breshëri të egra k allashnikovi dhe këtë herë e patën të pamundur të reagojnë. Ata mbeten të v dekur në vend.

Autorët e krimit i tërheqin zvarrë trupat dhe i fshehin poshtë kësaj ure që shihni ku i mbulojnë me gurë. Bislim Demiri, që akuzohej nga Haklajt si organizator i pritës.

Motra e Haklajve zbulon për herë të parë në këtë intervistë se Konushevci, ka pasur kontakte edhe me Bislim Demirin. Nuk dihet arsyeja por besohet se ajo lidhet me krijimin e kushteve për kalimin e a rmëve drejt Kosovës.

“Fatmiri e kishte këshilluar mos ti besonte Bislim Demirit meqenëse kishte lidhje me Draganin, një ndër serbët më të rrezikshëm në Koranicë, kishte dërguar shumë naftë në Serbi kundër Kosovës e Bosnjës.

I besonte aq shumë sa i kishte dhuruar p istoletën, thuhet se atë ditë pi stoleta e Konushevcit kishte qëlluar mbi vetë Konushevcin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

“Padyshim që në të shumtën e rasteve kemi blerë dhe për ne kanë qenë të njëjtë. Kushdo që ka ofruar ar matim ne kemi qenë të detyruar dhe të obliguar që të komunikojmë”, tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

E vërteta e v rasjes së Konushevcit dhe Malajt nuk u zbardh kurrë nga drejtësia. Hetuesit nuk arritën të bëjnë lidhjen e ngjarjes së Miliskajës me kufomën e Agim Demirit në spitalin e Bajram Currit.

Por, lidhjen arriti ta bëjë vetë Fatmir Haklaj që kishte mbërritur në vendngjarje. Për të nuk kishte dyshim se Demiri ishte organizatori.

Ky i fundit do të ishte vetë vi ktimë e h akmarrjes. Në 28 Gusht të vitit 1998 ai do të e kzekutohej në Bajram Curri.

Ne nuk kemi të dhëna që Fatmiri ka bërë një veprim të tillë, por edhe nëse e ka bërë e ka bërë në rangë kombëtar”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Rikthimi i tensioneve mes Kosovës e Serbisë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu ka sjellë edhe një rikthim të vëmendjes në forcën ushtarake të vendeve, si Shqipëria e Serbia.

Ku qëndrojnë ata në forcën ushtarake dhe kush është më e fuqishme?

Më poshtë ju sjellim një krahasim kokë më kokë mes ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe. Të dhënat janë marre Global F ireworks, e cika ka bërë një renditje, ku mes 106 ushtrive ushtria shqiptare renditet e 100, ndërsa ajo serbe e 70-ta.

Serbia duket dominuese në shumë aspekte, kjo edhe për faktin se shpenzon plot 830 milionë dollarë në vit për ushtrinë, ndërsa Shqipëria 110 milionë.

Një arsye tjetër është edhe fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Serbia jo.

Pa harruar edhe faktin që serbët vazhdojnë të mendojnë se rrezikohen nga armiqtë e tyre në rajon.

Pa harruar edhe faktin se Serbia ka një popullsi më shumë se dy herë më të madhe se Shqipëria aktuale.

Por sidoqofte Ushtria Shqiptare eshte ne perparsi pasi eshte antare e NATO-s.

Por sidoqofte Ushtria Shqiptare eshte ne perparsi pasi eshte antare e NATO-s.

VIDEO:

41-vjeçarit me origjinë nga Kosova që i dha fund jetës në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës e ka shokuar jo vetëm avokaten e tij, Abraham Hervé Diompy.

Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës.

Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

Avokatja e tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfIiktet.

Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me v r.asjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfIiktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar.

“Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vr.asjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij.

Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace.
Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokatja e tij e re është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vdekjes së klientit të tij.

Ajo e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”.

I ndjeri, sipas avokates “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, thekson juristja. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij kriminale, kryesisht për vjedhje.

Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokatja e tij.

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe DR0GA. Ai po ashtu po trajtohej në burg.

Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokatja e tij.

Jakup Nura është një nga themeluesit kryesor të UÇK-së. Ai është edhe vëlla i dëshmorit të UÇK-së. Ai ka marrë pjesë në shumë aksione të UÇK-së nga viti 1990 bashkë me Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë.

Ja një rrëfim ekskluziv nga ana e tij;

Pasi që kishte ndodhur një konfrontim ne fund te mait 1990 mes disa policëve që i’u kishin vënë në ndjekje Sami Lushtakut në përpjekje për ta arrestuar i’a qesin një veturë para veturës qe e voziste “Pezho 303”, Samiu del shpejt nga vetura nxjerr revolen dhe shtënë në drejtim të tyre disa herë, policët të strukur mbas veturës së tyre edhe ata në mënyrë të çakorduar i’a kthejnë gjuajtjet, Samiu detyrohet t’a braktis veturën dhe të hyj në mal te betoni në drejtim të Kryshevcit.

Pas kësaj ngjarje mbajmë një takim, Ademi, Unë Samiu dhe Naim Kerolli nga ku edhe e morëm një vendim që, Samiu të largohet për disa javë nga shtëpia edhe te shmangët nga sytë e milicis dhe bashk,puntorve te tyre dhe të dal në kontakte me anëtarë të tjerë të lëvizjes, të përhapim idenë e rezistencës së a rmatosur.

Pas këtij takimi kërkoj përmes Hashim Thaqit që “Levizja Popullore e Kosoves” t’i sigurohet një vendqëndrim disa javor në një bazë të Lëvizjes, u vendos që në fillim të qershorit t’a përcjellim deri në Prishtinë.

Ne mengjes dolem nga dyert e shtepis se Shaban Jasharit me “Askonen e kaltërt ” nisemi drejt Prishtinës pa pengesa hymë në qendër, makinën e parkuam në lagjen Ulpiana përballë Fakultetit Fililogjik, aty e kishim lan takimin, dolëm që të tre në oborrin e Fakultetit, aty e lam Ademin për disa çaste që të më priste derisa e takova Samiun dhe Hashimin ndërmjet Bibliotekës dhe fakultetit pastaj u ktheva dhe së bashku me Ademin vazhduam për në qendër të qytetit, pasi e bëmë një shëtitje këmbë në shesh duke u kthyer afër “Dom a rmatës” mbrapa “Hotel Grandit” ishte nje objekt famëkeq në Kosovë, qe kishim ideu nje plan per të , pasi që morëm një imazh të hyrje daljëv, vazhduam deri te rruga:“ tre,sheshirat” ku hymë në një lokal pimë nga një pije freskuese.

Pastaj vazhduam tek vetura dhe morëm drejtimin për në Skenderaj. Ne stacionin e aurobusit ne Morine tek rruga qe lidh Likovc dhe Rezallë, ishin dalë “milicija” në të dy anët e rrugës në kontrollim të automjeteve, ishte një teren i rrafshtë dhe i pamë heret, por edhe ata na shihnin dhe vazhduam në drejtim të tyre, Ademi po më thot e tash, unë i thash jam i gatshëm, u kordinuam që nëse tentojnë të na nxjerrin nga makina të shtijmë në ta me revole.

Ata na e qitën stopin, milicët na afrohen duke na i kërkuar dokumentet, duke e hapur xhamin e veturës nga ana tjetër e rrugës ka vrapuar “milici” Arsim Seferi dhe e largoj milicin serb, dhe na foli duke na thënë a u lodhët dhe llafe tjera me Ademin e pyeti edhe për mua, se nga e ke këtë shokun, Ademi nuk i dha sqarime por shkurt i tha, një shok i imi, duke na uruar rrugë të mbarë na nxjerri nga kontrolla dhe përballja me forcat të shumta të milicisë!